Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka deklaruar në seancën plenare për Ballkanin Perëndimor se zgjerimi i BE-së është thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë.
Ai ka bërë thirrje që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat, duke theksuar se vendi duhet të vazhdojë rrugën drejt integrimit evropian dhe të ruajë mbështetjen e qytetarëve për BE-në.
Terras tha se, pavarësisht sfidave politike në Kosovë, është shënuar progres në disa fusha, përfshirë hapjen e fondeve të Planit të Rritjes dhe heqjen e masave ndëshkuese nga BE.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për reforma në sundimin e ligjit, lirinë e mediave dhe vazhdimin e dialogut Kosovë–Serbi./EO/




