Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka ironizuar kandidaten e Lëvizja Vetëvendosje, Dejona Mihali, përmes një postimi në Facebook.
Musliu i është drejtuar kandidatit për deputet Osman Musliu, duke i kërkuar me ironi t’i shkruajë një “hajmali” Mihalit, pasi sipas saj, asaj “i ka hyrë në krye” Sami Lushtaku.
Ky reagim vjen pas përmendjes së shpeshtë të Lushtakut nga Mihali në deklarimet e saj publike.




