Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike pas zgjedhjeve dhe procesin e formimit të institucioneve të reja.
Abdixhiku theksoi rëndësinë e respektimit të proceseve demokratike dhe nevojën që, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, të ecet me përgjegjësi drejt konstituimit të institucioneve funksionale, në përputhje me vullnetin e qytetarëve.
Ai vlerësoi gjithashtu se Kosova ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite.





