Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë në tentativë” në Vushtrri.
Sipas policisë, të dyshuarit u kapën në një punishte hekurudhore derisa po tentonin të nxirrnin naftë nga një ekskavator.
Gjatë aksionit janë konfiskuar bidonë dhe një gyp plastik të përdorur për kryerjen e veprës.
Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.




