Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se lufta ende nuk ka përfunduar dhe se vendi duhet të vazhdojë të qëndrojë vigjilent.
Në një konferencë për media në Jerusalem, ai tha se Izraeli do të vazhdojë të mbrojë veten dhe do të qëndrojë në zonat e sigurisë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Netanyahu theksoi gjithashtu se mbetet i përkushtuar për garantimin e sigurisë së qytetarëve në veri të Izraelit, pranë kufirit me Libanin.




