Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është identifikuar një fletëvotim i dyshimtë gjatë procesimit të votave me kusht, për të cilin po hetohet nga autoritetet.
Sipas burimeve të Klan Kosova fletëvotimi i dyshuar nga komuna e Leposaviqit dyshohet të jetë fotokopje, duke ngritur dyshime për manipulim zgjedhor.
Hetuesia ka nisur verifikimet dhe ka marrë dëshmitë përkatëse në QNR, ndërsa rasti është konfirmuar edhe nga koordinatorja nacionale e zgjedhjeve, Laura Pula.




