Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit, në përvjetorin e lindjes së njërit prej intelektualëve dhe veprimtarëve më të njohur shqiptarë.
Haxhiu vlerësoi figurën e Hotit si një mendimtar dhe patriot që e vuri dijen në shërbim të lirisë dhe interesit kombëtar.
“Ukshin Hoti ishte shembull i intelektualit që me guxim, mençuri dhe përkushtim mbrojti të drejtën e popullit tonë për vetëvendosje dhe dinjitet kombëtar”, u shpreh ajo.
Sipas Haxhiut, Hoti e artikuloi qartë idenë se liria nuk dhurohet dhe nuk fitohet me përulje, por kërkon veprim dhe angazhim. Ajo theksoi se ky mesazh vazhdon të mbetet frymëzim për brezat dhe udhërrëfyes për rrugëtimin e Kosovës.




