Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur mirënjohje për diasporën pas rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 qershorit, duke theksuar se mbështetja e mërgatës ka qenë vendimtare në suksesin e saj zgjedhor.
Përmes një reagimi publik, partia njoftoi se ka siguruar 78 mijë e 792 vota nga gjithsej 104 mijë e 829 vota të vlefshme të numëruara në diasporë, që përbëjnë mbi 75 për qind të totalit.
Sipas Vetëvendosjes, ky rezultat dëshmon besimin e vazhdueshëm të mërgatës ndaj politikave dhe angazhimit të saj.
Partia falënderoi të gjithë qytetarët brenda dhe jashtë vendit për mbështetjen, duke vlerësuar kontributin e secilit në arritjen e fitores në zgjedhjet e 7 qershorit.




