Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka zhvilluar vizita në disa institucione të sistemit të drejtësisë në Mitrovicë, duke theksuar rëndësinë e forcimit të këtyre strukturave për funksionimin e shtetit.
Ajo ka vizituar Shërbimin Sprovues të Kosovës, Zyrën Rajonale për Ndihmë Juridike Falas dhe Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.
Sipas saj, besimi i qytetarëve në institucione varet nga mënyra se si ata trajtohen në kontakt me sistemin e drejtësisë, ndërsa theksoi se forcimi i këtyre strukturave është një angazhim shtetformues dhe politik.




