Ish-shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar ndaj kritikave dhe sulmeve ndaj zyrtares së LVV-së, Dejona Mihali, duke thënë se ato pasqyrojnë një problem më të thellë shoqëror, jo vetëm politik.
Në një postim në rrjetet sociale, Nagavci ka deklaruar se gratë në politikë shpesh përballen me gjuhë fyese dhe shpifje, të cilat lidhen me, siç tha ajo, mentalitetin ndaj rolit të gruas në jetën publike.
Në fund, ajo ka thënë se këto sulme nuk do ta ndalin angazhimin e saj politik, por përkundrazi e forcojnë më shumë përkushtimin për drejtësi dhe përfaqësim.




