Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të degës së PDK-së në Skenderaj nëse partia e tij arrin koalicion me Lëvizja Vetëvendosje.
Ai e cilësoi të papranueshëm bashkëpunimin me Vetëvendosjen, duke thënë se kjo parti përdor gjuhë helmuese dhe degraduese në diskursin politik.
Deklarata e Lushtakut vjen pas përplasjeve të fundit të tij me zyrtarë të VV-së në rrjetet sociale./klankosova/




