Deputeti nga PDK, Eman Rrahmani ka reaguar ashpër ndaj pushtetit, duke e akuzuar për mungesë ndjeshmërie dhe përfaqësim të një ideologjie që, sipas tij, nuk përputhet me vlerat e qytetarëve.
Përmes një postimi publik, Rrahmani tha se sjelljet dhe deklaratat e disa përfaqësuesve politikë pasqyrojnë gjendjen reale të qeverisjes aktuale.
“Edhe të vrasin, edhe të thonë ‘Urime për vdekjen’. Nuk u del nga goja as fjala ‘ngushëllime’. Nënave u thotë se ‘kemi me ju lëshu në livadhe’, ndërsa Zot i thotë gjygymit. Përfaqësim më të madh ideologjik, real dhe praktik të këtij pushteti nuk mund të ketë. Kjo është pasqyra reale e këtij pushteti”, ka shkruar Rrahmani.
Ai shtoi se përgjegjësi për legjitimimin e kësaj qasjeje kanë edhe figura të caktuara publike dhe analistë, duke përmendur me emër Baton Haxhiun dhe Blerim Latifin.




