Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, së bashku me zëvendësministrin Nimoni, kanë takuar kryesuesin e ri të KGJK-së, Rrustem Thaqi, me rastin e marrjes së detyrës.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e forcimit të koordinimit institucional dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të drejtësisë, si një nga shtyllat kryesore për rritjen e efikasitetit dhe besueshmërisë publike.
Po ashtu, u diskutua për nevojën e vazhdimit të reformave në drejtësi dhe forcimit të kapaciteteve institucionale, me qëllim të garantimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
Gërvalla e uroi kryesuesin e ri të KGJK-së për detyrën dhe i dëshiroi suksese në ushtrimin e përgjegjësive të tij.




