Analisti Lirim Mehmetaj ka reaguar pas publikimit të raportit të fundit të Parlamentit Evropian, duke e cilësuar korrupsionin si një problem të rrënjosur në vetë sistemin institucional.
Në një postim në rrjete sociale, Mehmetaj tha se raporti thekson se korrupsioni nuk është rast i izoluar, por pjesë e funksionimit të sistemit.
“Raporti po thotë që korrupsioni është sistemik. Pra vetë sistemi është korruptiv”, ka shkruar ai.
Ai ka kritikuar edhe pushtetin, duke pretenduar se korrupsioni është shndërruar në normë të qeverisjes.
“Pra korrupsioni është rregulli me këta halabakë”, ka shtuar Mehmetaj.




