Autoriteti britanik për mbrojtjen e të dhënave ka bërë të ditur se një profesionist shëndetësor në spitalin privat ku Princesha e Uellsit, Kate Middleton, kishte kryer një operacion në vitin 2024, ka tentuar të shesë informacione personale shumë të ndjeshme, që besohet se lidhen me dosjen e saj mjekësore.
Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) kishte nisur hetimet në mars të vitit 2024, pas dyshimeve se stafi i “The London Clinic” kishte tentuar të aksesonte në mënyrë të paligjshme të dhënat mjekësore të princeshës, e cila ishte trajtuar në këtë spital pas një operacioni abdominal.
Sipas ICO-së, hetimi penal është përmbyllur dhe është konstatuar se një ish-punonjës shëndetësor ka keqpërdorur qëllimisht informacione të ndjeshme, duke tentuar t’i ofrojë ato për përfitim financiar.
Princesha e Uellsit, 44 vjeçe, kishte kryer ndërhyrjen kirurgjikale për një gjendje të pa specifikuar, ndërsa më vonë kishte bërë të ditur se po i nënshtrohej trajtimit me kimioterapi pasi ishte diagnostikuar me kancer.




