Në Prishtinë është hapur ekspozita “Sy më sy | Eye to Eye”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, e cila sjell përmes artit dhe fotografisë rrëfimet e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ekspozita është realizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) në bashkëpunim me Pro Peace Kosovo, me qëllim të ruajtjes së kujtesës, luftimit të stigmës dhe rritjes së vetëdijes për drejtësi dhe mbështetje ndaj të mbijetuarve.




