E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka thënë se për të nuk mund të ketë qetësi shpirtërore pa u vendosur drejtësia për viktimat e luftës.
Duke folur në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, ajo ka kujtuar rrugëtimin e saj drejt raportimit të krimit dhe ka theksuar se thyerja e heshtjes ka nisur prej vitit 2018.
Krasniqi-Goodman ka kritikuar mungesën e drejtësisë së plotë, duke thënë se ndonëse janë bërë hapa përpara në njohjen e statusit të viktimave, ende mungon drejtësia për krimet e kryera gjatë luftës.
Ajo u bëri thirrje viktimave që të raportojnë rastet dhe të kërkojnë drejtësi, duke theksuar se të dhënat e tyre mbrohen me ligj dhe se askush nuk duhet të ndihet i pasigurt për të folur./EO/




