Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka deklaruar se përfshirja e Kosovës në projektin amerikan të gazit natyror të lëngshëm (LNG) është e rëndësishme për sigurinë energjetike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Sipas tij, Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka mbetur jashtë projekteve të gazit amerikan, ndërsa vendet e tjera të rajonit tashmë kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim energjetik me mbështetjen e SHBA-së.
Rafuna theksoi se një marrëveshje e tillë do të sillte përfitime ekonomike, energjetike dhe strategjike për Kosovën, duke forcuar njëkohësisht partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai paralajmëroi se mospërfshirja në këto iniciativa do të dërgonte një mesazh negativ për aleatin kryesor të Kosovës dhe do të ndikonte në raportet strategjike mes dy vendeve./EO/




