Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj Dejona Mihajlit me një postim publik, duke ngritur një sërë pyetjesh lidhur me, sipas tij, përfshirjen e saj në çështje që lidhen me sektorin e energjisë dhe rezervat shtetërore.
Rama ka pyetur se përse Mihajli, pa mbajtur funksion shtetëror, ka pasur komunikime me ish-kryeshefin e KEK-ut për çështje operative dhe vendimmarrëse. Ai ka përmendur gjithashtu ftesën e saj në Prokurori në lidhje me hetimet për çështjen e energjisë dhe ka ngritur pretendime për përmendjen e emrit të saj në hetimet që lidhen me rezervat shtetërore.
Në reagimin e tij, Rama ka kritikuar ashpër qasjen e Mihajlit, duke e akuzuar për agjendë përçarëse. Ai ka komentuar edhe deklaratat e saj për projektin e tramvajit elektrik, duke theksuar se sistemet moderne të tramvajit në vendet perëndimore funksionojnë me energji elektrike.




