Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami ka deklaruar se, sipas tij, fushata e fundit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit kundër Drenicës dhe UÇK-së ka dy qëllime: krijimin e pranimit të verdiktit në rast dënimesh ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dhe pengimin e rikthimit të tyre politik nëse ata lirohen.
Ai ka pretenduar se kjo qasje synon përçarjen e brendshme të shqiptarëve, duke e krahasuar me përpjekje të mëhershme rajonale për ndarje krahinore, të cilat sipas tij kanë dështuar.




