Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur mirënjohje për stafin e Presidencës së Kosovës, duke vlerësuar angazhimin dhe përgjegjësinë e tyre në funksionimin e institucionit.
Në një koktej të organizuar në prag të Ditës Ndërkombëtare të Shërbyesve Civilë, ajo theksoi rolin e rëndësishëm të shërbyesve civilë në forcimin e institucioneve, shtetit të së drejtës dhe transparencës.
Haxhiu tha se kontributi i tyre është thelbësor për përmbushjen e mandatit kushtetues të Presidencës dhe shërbimin ndaj qytetarëve.




