Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur parregullsi në realizimin e projekteve rrugore, duke konstatuar se shtatë projekte në vitin 2025 kanë nisur pa u pajisur paraprakisht me leje ndërtimore.
Sipas raportit, kontratat për ndërtimin, rehabilitimin dhe zgjerimin e rrugëve janë nënshkruar pa u përmbushur kushtet ligjore, ndonëse ligji kërkon që leja ndërtimore të merret para fillimit të punimeve.
ZKA thekson se kjo praktikë paraqet shkelje ligjore dhe rrit rrezikun për vonesa, kosto shtesë dhe probleme në cilësinë e projekteve.
Në rekomandimet e saj, ZKA kërkon që institucionet përgjegjëse të sigurojnë që asnjë projekt rrugor të mos fillojë pa leje ndërtimore dhe të forcohen kontrollet e brendshme për zbatimin e ligjit./EO/




