Avdullah Hoti ka shprehur mirënjohje ndaj qytetarëve që i kanë dhënë mbështetje në zgjedhjet e 7 qershorit, duke thënë se besimi i marrë është përgjegjësi e madhe për të vazhduar punën në Kuvend.
Ai theksoi se rezultati i zgjedhjeve duhet të lexohet si mesazh i qartë nga të gjitha partitë politike dhe si sinjal për reflektim në qasjen ndaj qytetarëve dhe politikës në përgjithësi.
Sipas tij, vlerat dhe historia e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk varen vetëm nga rezultatet elektorale, por nga parimet dhe qëndrueshmëria politike që partia ka ndjekur ndër vite.




