Lista Serbe ka shënuar rritje të mbështetjes në zgjedhjet e fundit në Kosovë, duke përmirësuar rezultatin në përqindje krahasuar me proceset e mëparshme zgjedhore.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ky subjekt politik i komunitetit serb ka arritur rreth 5.40 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit, krahasuar me 4.49 për qind në zgjedhjet e dhjetorit 2025.
Në numër votash, Lista Serbe ka marrë 43,838 vota në zgjedhjet e fundit, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me procesin e mëparshëm, kur kishte 42,759 vota.
Megjithatë, rekordi më i lartë në numër votash për këtë subjekt mbetet viti 2021, kur kishte siguruar 44,407 vota.




