Eksperti i ekonomisë, Ismet Mulaj, ka vlerësuar se rritja ekonomike prej 5.43% në Kosovë nuk reflekton reforma strukturore dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Sipas tij, ekonomia vazhdon të mbështetet kryesisht në konsum, remitenca dhe ndihma sociale, ndërsa inflacioni mbetet ndër më të lartët në rajon.
Ai ka kritikuar mungesën e investimeve në prodhim, problemet me energjinë, sigurinë juridike dhe stabilitetin politik, duke theksuar se vonesat në investime kapitale po dëmtojnë ekonominë.
Mulaj shtoi se për t’u bërë konkurruese, Kosovës i nevojitet rritje ekonomike mbi 8%./EO/




