Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia e Trafikut Rajonal në Pejë, ka vazhduar masat ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit.
Dy vozitës të kapur më 13 qershor 2026 duke zhvilluar gara shpejtësie në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë janë gjobitur me nga 500 euro secili, u janë shqiptuar nga 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse prej 12 muajsh.
Ndërkaq, një tjetër kundërvajtës që është kapur duke vozitur me shpejtësi 116 km/h në zonë ku kufizimi është 40 km/h, është gjobitur me 400 euro, ka marrë 4 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej 9 muajsh.
Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet dhe masat ndaj të gjithë atyre që rrezikojnë sigurinë në trafik.






