Profesori universitar Shkumbin Misini ka vlerësuar se energjia elektrike mbetet urgjenca kryesore ekonomike në Kosovë, duke theksuar se rritja e çmimeve dhe mungesa e stabilitetit energjetik po e vështirësojnë jetën e qytetarëve dhe punën e bizneseve.
Ai ka komentuar edhe projektin e gazit amerikan, duke thënë se përfshirja e Kosovës në këtë iniciativë do të ulte varësinë nga importi i energjisë elektrike dhe do të rritte sigurinë energjetike dhe kombëtare.
Sipas tij, Kosova po humb mundësi të rëndësishme investimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa vendet e rajonit po avancojnë me projekte energjetike dhe burime të ripërtëritshme.
Misini kritikoi gjithashtu qasjen e qeverisë aktuale ndaj këtij projekti, duke e cilësuar si të dëmshme për zhvillimin ekonomik dhe për pozicionin ndërkombëtar të vendit.




