Shteti ka paguar gati 470 mijë euro për 61 punëtorë serbë që gjatë vitit 2025 nuk kanë dalë në punë, sipas raportit të fundit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA).
Sipas auditimit, pagesat janë realizuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe përbëjnë një çështje të përsëritur, për të cilën nuk janë ndërmarrë masa korrigjuese.
Raporti thekson se punonjësit e angazhuar në bazë të Marrëveshjes së Brukselit nuk janë të sistemuar në pozita të rregullta dhe nuk kanë ushtruar aktivitet të dokumentuar brenda ministrisë.
Gjatë vitit 2025, për këtë kategori janë realizuar pagesa në vlerë prej 469,885 eurosh, pa dëshmi për vijueshmëri apo angazhim në punë.
ZKA vlerëson se mungesa e objektivave të qarta dhe sistemimit të tyre në pozita pune ka krijuar sfida institucionale dhe ka ndikuar në mungesë të llogaridhënies dhe transparencës në shpenzimin e fondeve publike.




