Këshilli Prokurorial i Kosovës ka miratuar listën e pesë kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, me gjashtë vota për dhe një kundër, pas përfundimit të konkursit më 10 qershor.
Sipas KPK-së, kandidatët e konfirmuar janë: Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi.
Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, ka bërë të ditur se lista është miratuar pas shqyrtimit të aplikimeve të pranuara.
Të gjithë kandidatët vijnë nga struktura të ndryshme të sistemit prokurorial në Kosovë dhe do të garojnë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit./EO/




