Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçar gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar në kryeqytet, ku është sekuestruar rreth 1 kilogram e 680 gramë kokainë.
Operacioni është pjesë e aksionit të koduar “Zonat”, i zhvilluar gjatë muajve maj dhe qershor, gjatë të cilit më herët janë sekuestruar edhe sasi të tjera droge.
Sipas policisë, i arrestuari dyshohet se furnizonte persona të tjerë me kokainë për shpërndarje në doza, ndërsa një pjesë e lëndës narkotike dyshohet se shpërndahej edhe nga vetë ai. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të dyshuar të trafikut.




