Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Operacionet Paqeruajtëse, Jean-Pierre Lacroix, do të vizitojë Kosovën më 22 dhe 23 qershor.
Gjatë qëndrimit të tij, Lacroix do të zhvillojë takime me zyrtarë të institucioneve të Kosovës, përfaqësues ndërkombëtarë, shoqërinë civile dhe zyrtarë të UNMIK-ut. Ai gjithashtu do të vizitojë projekte të mbështetura nga Kombet e Bashkuara.
Sipas UNMIK-ut, fokusi i vizitës do të jetë paqeruajtja, bashkëpunimi multilateral dhe mbështetja për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Pas Kosovës, Lacroix do të vazhdojë turin e tij rajonal me vizita në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.




