Dje, më 19.06.2026, rreth orës 17:30, hetuesit policorë nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Kaçanik, në tentim për të ndaluar një veturë për kontrollim, drejtuesi i saj për t’i ik kontrollit arrit t’i ik përkohësisht kontrollit nga policia.
Më pas njësi të ndryshme policore arrijnë që veturën ta lokalizojnë dhe ta ndalojnë.
Policia, konkretisht hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN)- Ferizaj, duke kontrolluar rrugën nga dyshohej se ishte larguar vetura, në një vend me mbeturina kanë gjetur të hedhura tre thasë me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë.
Substanca narkotike dyshohet të jetë hedhur nga vetura që i ishte shmangur ndalimit policor.
Pesha e përgjithshme e substancës së gjetur dhe konfiskuar është 17 kg e 834.6 gr. Po ashtu lidhur me rastin janë sekuestruar edhe dëshmi tjera relevante me rastin.
Nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’, janë arrestuar dy të dyshuar: F.K., (viti i lindjes 1961, mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë) dhe A.C.., (viti i lindjes 2001, mashkull shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut).
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar i PTh Ferizaj dhe në koordinim më të është trajtuar rasti. Me aktvendim nga prokurori, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.




