Ecja është një nga aktivitetet fizike më të thjeshta dhe më të dobishme për shëndetin. Ekspertët rekomandojnë të paktën 150 minuta ecje në javë, ndërsa objektivi prej 10 mijë hapash në ditë mbetet një synim i mirë për shumë njerëz.
Ecja e rregullt ndihmon në uljen e rrezikut nga sëmundjet e zemrës, diabeti, tensioni i lartë i gjakut, mbipesha dhe depresioni.
Edhe lëvizjet e vogla gjatë ditës kanë ndikim pozitiv, ndaj çdo hap më shumë kontribuon në një jetë më të shëndetshme.




