Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Krushevë të Klinës, ku janë përfshirë tri vetura.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30 dhe i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.




