Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se ditët e para të javës do të karakterizohen nga mot i paqëndrueshëm, me vranësira, reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.
Sipas parashikimeve, reshjet do të jenë të dobishme për bujqësinë, ndërsa nga e enjtja pritet stabilizim i motit dhe rritje graduale e temperaturave.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 33 gradë Celsius në fund të javës, kur pritet mot kryesisht me diell dhe kushte të favorshme për aktivitetet në natyrë.




