Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar pjesëmarrjen e qytetarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në protestën që po mbahet në Tiranë, duke thënë se ata nuk përfaqësojnë diasporën shqiptare.
Ai vlerësoi se veprime të tilla dëmtojnë imazhin e shqiptarëve dhe kundërshtoi përdorimin e simboleve të UÇK-së në protesta politike.
Rama gjithashtu theksoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk duhet të lidhet me këtë ngjarje, duke kërkuar që emri i tij të lihet jashtë debatit.




