Teksa po afrohet afati i 22 korrikut për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, avokatë dhe njohës të drejtësisë po kritikojnë zvarritjen e procesit gjyqësor.
Sipas tyre, mbajtja e vazhdueshme në paraburgim pas përfundimit të shqyrtimit të provave ngre shqetësime për respektimin e të drejtave të të akuzuarve.
Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse vendimi do të shpallet brenda afatit të caktuar apo do të ketë një shtyrje tjetër.




