Një grua është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.
Rasti ka ndodhur në fshatin Bubavec më 20 qershor 2026. Sipas mjekut kujdestar, viktima dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rrethanat e rastit janë duke u trajtuar nga organet kompetente.




