Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy aksidente trafiku me fatalitet, 35 aksidente me persona të lënduar dhe 29 aksidente me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsej 1,523 tiketa trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion.
Sipas raportit ditor, janë arrestuar 22 persona, ndërsa 15 janë dërguar në mbajtje. Po ashtu, dy persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave të komunikacionit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së sigurisë rrugore.




