Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për mirëqenien sociale për muajin maj 2026, sipas të cilave shtesat për fëmijë mbeten skema me numrin më të madh të përfituesve, me 405,935 persona dhe mbi 14.7 milionë euro të shpërndara.
Sipas ASK-së, pensionet bazike të moshës kanë shënuar shpenzimet më të larta, me 166,985 përfitues dhe rreth 26.9 milionë euro të ndara.
Pensionet kontributpaguese të moshës janë përfituar nga 48,001 persona (rreth 12 milionë euro), ndërsa pensionet e veteranëve nga 39,417 persona (rreth 8 milionë euro).
Po ashtu, 21,532 persona kanë përfituar pensione për aftësi të kufizuara, 2,375 pensione familjare dhe 3,594 pensione për paraplegjikë dhe tetraplegjikë.




