Këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit gjatë qëndrimit të tij në Turqi.
Gjatë pushimeve familjare, ai është takuar me aktorin e njohur turk Kenan İmirzalıoğlu, i njohur gjerësisht për rolin e tij në serialin “Ezel”.
Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, dyshja shfaqen të buzëqeshur dhe në atmosferë miqësore. Luizi ka shoqëruar imazhin me mbishkrimin “Ezel 2. Së shpejti”, duke ngjallur reagime dhe komente të shumta nga fansat.
Postimi i tij është pritur me interes në rrjetet sociale, duke u interpretuar si një shaka apo ngacmim artistik nga këngëtari.




