PZAP ka refuzuar ankesat e dy kandidatëve të PDK, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, të cilët kërkonin rinumërim të plotë të votave preferenciale në nivel vendi.
PZAP vlerësoi se pretendimet e tyre nuk bazohen në prova konkrete, por në supozime, duke theksuar se rinumërimi i pjesshëm i 185 vendvotimeve nuk dëshmon parregullsi të përgjithshme në proces.
Sipas KQZ, rinumërimi ishte masë kontrolluese dhe jo tregues për manipulime sistematike.
Vendimi mund të apelohet në Gjykatën Supreme brenda 48 orëve.




