Ka nisur aplikimi për Programin e Pagesave Direkte 2026 në Kosovë, ka njoftuar Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, programi synon mbështetjen e prodhimit vendor dhe harmonizimin me politikat bujqësore të BE-së, duke përfshirë pagesa bazë, mbështetje për fermat e vogla e të mesme, si dhe eko-skemat.
Aplikimi do të zgjasë nga 22 qershor deri më 21 korrik 2026 dhe bëhet në drejtoritë komunale për bujqësi në gjithë vendin.




