Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë për sot.
Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është caktuar 1.39 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1.33 euro për litër. Çmimi maksimal i gazit është përcaktuar në 0.67 euro për litër.
Këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00.




