Komanda e Logjistikës, në bashkëpunim me dy regjimentet e saj, ka realizuar garën ekipore “Forca 2026”, në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve për vitin 2026.
Në këtë aktivitet morën pjesë shtatë ekipe nga Komanda e Logjistikës dhe njësitë e saj vartëse, të cilat garuan në katër disiplina të ndryshme. Qëllimi i garës ishte testimi i përgatitjes fizike, qëndrueshmërisë dhe aftësive luftarake të pjesëtarëve të njësive.
Gjatë garës, pjesëmarrësit treguan profesionalizëm, disiplinë, përkushtim dhe gatishmëri të lartë fizike, duke dëshmuar rëndësinë e stërvitjes së vazhdueshme dhe punës ekipore në përmbushjen e detyrave ushtarake.
Aktiviteti u përmbyll me shpalljen e ekipeve fituese dhe ndarjen e mirënjohjeve për pjesëmarrësit, në frymën e garës së ndershme, bashkëpunimit dhe profesionalizmit.





