Kryeministrja e Lituania, Inga Ruginiene, ka dhënë dorëheqje së bashku me kabinetin e saj pas përçarjeve në koalicionin qeverisës.
Kriza politike erdhi pasi socialdemokratët ndërprenë bashkëpunimin me partinë populiste Nemuno Ausra, një prej ish-liderëve të së cilës po përballet me akuza për nxitje të urrejtjes ndaj hebrenjve.
Dorëheqja i është dorëzuar presidentit Gitanas Nauseda, ndërsa qeveria pritet të vazhdojë detyrën deri në formimin e kabinetit të ri. Për kryeministër të ri pritet të propozohet Mindaugas Sinkevicius.




