Policia e Kosovës ka njoftuar se nga fillimi i vitit 2026 deri më tani, 6,259 shoferëve u është ndaluar drejtimi i automjeteve dhe u janë konfiskuar patentë-shoferët për shkelje të rregullave të trafikut.
Sipas policisë, kjo masë zbatohet në përputhje me legjislacionin në fuqi, i cili përveç gjobave parasheh edhe masa mbrojtëse ndaj kundërvajtësve në trafik.
Reagimi vjen pas diskutimeve të ngritura nga njohës të sistemit të drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e konfiskimit të patentë-shoferëve.




