Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar hapjen e konkursit për 39 vende të lira pune, duke ftuar kandidatët që plotësojnë kriteret të aplikojnë brenda afatit të paraparë.
Sipas njoftimit, 24 pozita janë për Inspektorë të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, ndërsa 15 për Inspektorë të Marrëdhënieve të Punës.
Institucioni ka bërë të ditur se detajet për kushtet e aplikimit, kriteret e përzgjedhjes dhe dokumentacionin e nevojshëm gjenden në shpalljen zyrtare të konkursit.




