Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj përdorimit të simboleve të UÇK-së në protestën që po mbahet në Tiranë, duke kërkuar që ato të mos keqpërdoren për qëllime politike.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se është e papranueshme që në emër të UÇK-së të flasin individë apo grupe që, sipas tij, tentojnë ta devijojnë dhe ta zbehin vlerën e luftës çlirimtare.
Në reagim, organizata thekson se kauza e UÇK-së nuk mund të shërbejë si instrument i asnjë agjende politike apo interesash personale, duke i bërë thirrje organizatorëve të protestës që të ruajnë integritetin e saj dhe të mos lejojnë manipulime.




