Fenerbahçe ka nxjerrë në ankand dy fanella të nënshkruara nga sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, menjëherë pas prezantimit të tij në klub.
Fanellat janë vendosur në shitje përmes ankandit dhe kanë ngjallur interes të madh te tifozët, me ofertat që kanë filluar të rriten shpejt. Deri tani, oferta më e lartë ka arritur në 191 euro.
Tifozët e Fenerbahçes po garojnë për të siguruar një kujtim të veçantë nga rikthimi i Muriqit në Stamboll.




